Description
Fustan i gjatë me një print unik artistik që e bën menjëherë statement piece. Pjesa e sipërme me rripa që lidhen në supe shton një detaj romantik dhe të personalizueshëm, ndërsa pjesa e pasme elastike përshtatet bukur me trupin. Fundi i gjerë krijon lëvizje të lehtë dhe një siluetë shumë femërore, duke e bërë perfekt për një look veror, fresh dhe plot stil.







