Description
Blazer pellushi me print Bambi në nuanca kafe, karamel dhe të bardha. Material i butë me teksturë leshore, prerje oversize dhe dizajn elegant me jakë klasike, mbyllje me kopsa dhe xhepa përpara. Model me gjatësi poshtë vitheve dhe mëngë të gjera, që ndërthur stilin modern me elegancën e një xhakete klasike. Një nga modelet më të veçanta të sezonit vjeshtë-dimër, ideal për një pamje chic dhe plot karakter.





