Description
Pantallona klasike me dizajn elegant dhe prerje të rregullt që krijon siluetë të pastër dhe femërore. Modeli vjen me rrip të hollë që thekson belin, xhepa funksionalë dhe material cilësor që bie bukur në trup pa u rrudhur lehtë. Ngjyra e zezë e bën një veshje shumë praktike dhe të lehtë për kombinim me këmisha, bluze apo xhaketa, si për zyrë ashtu edhe për dalje formale apo casual-chic. Një pantallonë bazë, e domosdoshme në garderobën e përditshme.







