Description
Set Lumina, në ngjyrë kamel, me xhaketë të shkurtër dhe pantallona cargo. Xhaketa ka jakë klasike, mbyllje me zinxhir, xhepa të mëdhenj përpara dhe bel elastik që i jep formën bomber. Pantallonat kanë prerje të lirshme, bel me kopsë e zinxhir, xhepa cargo anësorë dhe llastik në fund.
Një set me stil casual urban, që mund ta veshësh të plotë ose t’i kombinosh pjesët veçmas për më shumë alternativa në garderobë.











