Description
Xhaketë me pellush të brendshëm, krijuar për ngrohtësi maksimale dhe stil modern gjatë ditëve të ftohta. Materiali i jashtëm me efekt suede i jep një pamje elegante dhe të butë, ndërsa pjesa e brendshme me shtresë të ngrohtë siguron komoditet të plotë. Modeli me mëngë të fryra dhe detaje në supe shton karakter dhe formë, ndërsa gjatësia e bën perfekte për t’u kombinuar me pantallona të ngushta, legging ose modele me bel të lartë. Një veshje funksionale dhe shumë trendi, ideale për përditshmëri, dalje dhe kombinime urbane.









