Pozicione te lira Pune

Eja dhe bashkohu me skuadren tonë!

POZICIONE TE LIRA

Nëse ke sy estetik, je in me platformat dixhitale ke ide krijuese për kontent të cilesisë së lartë dhe je e artikuluar, mund te jesh bashkepunetorja jonë e re duke u shndërruar në zërin tonë për sa i përket asaj çfarë ne ofrojme për komunitetin që na perzgjedh. Na dërgo një portfolio me disa nga punimet e tua dhe pas analizes përkatese nëse ajo çfarë na ofron përputhet me atë çfarë po kërkojmë kalojmë në fazën e dytë të përzgjedhjes!

Cfare po kerkojmë ekzaktesisht? Një vajze që ka pasion modën. Që është in me tendencat e kombinimeve. Që i pelqejne fotot dhe di të përdor programet e editimit. Të jetë e lirshme në kamera, spontane dhe e artikuluar për video shpjeguese, funny dhe kreative. Një vajzë pa angazhime të tjera, që jeton ne Tiranë dhe punon fizikisht në ambientet e studios sonë. Nëse e gjen veten në përshkrimin e mësipërm na dergo CV-ne dhe portfolion me disa nga punimet e tua përkatese në të njejtën fushë për të cilën po bën këtë aplikim.


Çfarë është?
Pak a shumë çfarë e quajmë në përditshmëri “agjente shitjesh”! Nëse ke komunitet të gjerë në rrjetet e tua sociale të cilët të besojnë, nëse punon në ambiente me staf të madh, nëse ke një biznes që lidhet me shërbime dedikuar femrave ose nëse thjesht dëshiron dhe mundesh të punosh ne terren, mund të aplikosh! Përshembull: Ke nje parukeri! Në sallonin tënd mban në një vend te dukshëm 2-3 katalogs me produktet tona. Për çdo porosi që klientet e tua bëjnë tek ne me kodin specifik të vendosur, ti merr komisionin tënd nga shitjet! Pra fitoni një komision për çdo shitje të krijuar përmes lidhjeve te tilla!

Jemi në  kërkim të një specialisti/e në marketingun e përmbajtjes. Në epoken dixhitale të dhënat janë baza e zhvillimit të ketij lloj marketingu. Nëse di të përdorësh mjetet analitike për të fituar njohuri mbi sjelljen e audiences, cilat lloje te përmbajtjes performojnë më mirë, cilat platforma nxisin më shumë angazhim dhe në cilën kohë audienca është më aktive, je në rrugën e duhur. Pas analizes me këtë informacion, mund të pershtasni një strategji tuaj të përmbajtjes për të maksimizuar angazhimin dhe, si rrjedhoje te ardhurat.
Ne baze te analizës mujore te ROI-i sa me e lartë përqindja aq më e lartë pagesa edhe për ty.

Në këtë fushë aplikojnë të gjitha vajzat që mendojnë se mund të jenë një vlerë e shtuar në stafin tonë dhe mund ti ofrojnë komunitetit të vajzave që na perzgjedhin dicka që deri tani tek ne mungon.. Mund te jete çfarëdo: Që nga filmimi i paketimeve në kohë reale, deri tek bashkëpunimi me të tjera brand-e, shitje në terren me të gjerë se Shqiperia, krijimi i nje database te ri inventari, content autentik, gjithckaaa! Gjithcka në te cilën e ndjeni veten te aftë, që lehtesisht mund të implementohet në fushën tonë të biznesit dhe qe nuk është parë më heret në Shqipëri! Pra praktikisht RISI!

Contact

Ndërrimet dhe kthimet

© 2025 ALBANIA CLOTHING CLUB

Select your currency